Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së shprehu shqetësimin e veteranëve për gjendjen shëndetësore të Hashim Thaçi, në Hagë

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së shprehu shqetësimin e veteranëve për gjendjen shëndetësore të Hashim Thaçi, në Hagë. Në reagim thuhet se veteranët  janë të indinjuar me heshtjen e institucioneve të Kosovës, të cilët sipas tyre nuk po reagojnë ndaj padrejtësive të Gjykatës Speciale dhe po ashtu që nuk po e mbajnë opinionin publik të informuar për gjendjen shëndetësore të tyre. Kërkojmë nga Gjykata Speciale që të japë një raport të qartë dhe zyrtar mbi gjendjen shëndetësore të ish-presidentit, Hashim  Thaçi dhe bashkëluftëtarëve tanë që po mbahen padrejtësisht në paraburgim që mbi katër vite thuhet në reagimin e Organizatës së  Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Enkel Rexhepi kërkon qasje të përbashkët Shqipëri–Kosovë për të drejtat e shqiptarëve të Luginës

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Tiranë, ku …