Organizata e Veteranëve të UÇK-së në Ferizaj mbajti kuvendin zgjedhorë

Të shtunën në Ferizaj u mbajt Kuvendi i tretë zgjedhor i Organizatës së Veteraneve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në këtë Kuvend merrnin pjesë, veteranë të luftës si dhe mysafirë të shumtë që ishin ftuar në pjesën e parë të këtij kuvendi.

Në hapjen e këtij kuvendi të pranishmit në emër të Organizatës së Veteranëve të Luftës i ka përshëndetur, veterani Nazmi Krasniqi si dhe Shukri Buja komandant  i zonës operative të Nerodimesë.

Në këtë kuvend morri pjesë edhe kryetar i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa. Ai me këtë rast tha se Ferizaj ka qenë pjesë rrjedhëse e gjithë luftës që është zhvilluar në tërë territorin e Republikës së Kosovës, por edhe me gjerë. Ai ka uruar që të zgjedhet  një udhëheqje e  cila do t’i artikulojë qartazi nevojat e veteranëve të luftës së UÇK-së dhe të jetë zë i arsyeshëm i tyre.

“Do ta faktorizojë shoqatën tuaj si një partner të rëndësishëm, i cili do të marrë pjesë aktivisht në rrjedhat shoqërore në komunën e Ferizajt”, ka thënë kryetari Svarqa.

Me një fjalë rasti të pranishmit i ka përshëndetur edhe kryetari i shoqatës së familjeve të dëshmorëve në Ferizaj, Gafurr Bytyqi.

Kuvendi i tretë zgjedhor i organizatës së veteraneve të luftës ende po vazhdon punimet e tij për zgjedhjen e kryesisë dhe kryetarit të saj.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …