Organizata EULOC- Viti, mban debat publik për buxhetimin gjinorë në Viti

Organizata për reforma lokale EULOC në Viti, sot ka mbajtur një debat publik me grupe të grave, për ndarjen buxhetore të komunës së Vitisë, për vitin 2023. Në këtë takim janë identifikuar nevojat e vajzave dhe grave po ashtu është diskutuar për format dhe mundësitë e zbatimit sa më të drejtë të buxhetimit gjinorë në komunën e Vitisë, veçanërisht për projektet investive në arsim, shëndetësi, bujqësi e sfera tjera. Sipas Florim Brahimit nga Organizata EULOC në Viti, kjo punë është bërë me mbështetjen e kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti. Disa nga këto rekomandime nga ky prezantim, do të shqyrtohen dhe analizohen nga kryetari i komunës e zyra për barazi gjinore, dhe do ti përcjellin tek bordi i drejtorëve. Ndërsa prezentimin e propozim buxhetit për vitin 2023-2025 e bëri zyrtari komunal nga drejtoria për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Berat Zuka. Ndërkaq lidhur me çështjet gjinore në Viti, ka prezentuar zyrtarja për barazi gjinore, Ibadete Hyseni. Përndryshe ky takim është mbështetur nga Rrjeti i Grave të Kosovës, ndërsa është financuar nga Ada, Sida dhe BE.

Kontrolloni gjithashtu

Në QKMF-në në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga OBSh, Dr. Fetije Fetaj nga IKShPK dhe një përfaqësuese nga UNICEF-i

Në shërbimin e vaksinimit në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga …