Nisma qytetare “Liria ka Emër” ka shprehur falënderim publik për të gjitha mediat e Kosovës për mbështetjen dhe vëmendjen e dhënë ndaj marshit qytetar “Drejtësi, jo politikë”, që do të mbahet më 17 shkurt, në mbrojtje të çlirimtarëve të Kosovës. Përmes një reagimi publik, organizatorët kanë vlerësuar hapësirën mediale dhe trajtimin profesional të kësaj ngjarjeje, duke theksuar se raportimi i përgjegjshëm po kontribuon që mesazhi i marshit të përcillet me dinjitet, qartësi dhe korrektësi te publiku. Sipas tyre, roli i mediave në këtë fazë konsiderohet thelbësor për informimin e drejtë të qytetarëve dhe për ruajtjen e standardeve të komunikimit publik rreth një çështjeje që e cilësojnë me rëndësi qytetare dhe shoqërore. Organizatorët kanë shprehur mirënjohje për angazhimin e gazetarëve dhe redaksive, duke nënvizuar se bashkëpunimi me median ndihmon që kauza të trajtohet me përgjegjësi dhe transparencë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
