Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, ka publikuar raportin tematik “Bashkëpunimi Ndër-komunal në Kosovë: Mësimet e nxjerra dhe mundësitë e ardhshme”, i cili vlerëson se bashkëpunimi ndër-komunal, përbën një mjet të fuqishëm për qeverisjen lokale, por vazhdon të mbetet i pakët në praktikë. Raporti analizon dimensionet politike, ligjore dhe praktike të BNK-së, duke theksuar se, ndonëse ekziston një kornizë ligjore që e mundëson atë, bashkëpunimi shpesh mbetet joformal, i pastrukturuar ose mungon krejtësisht. OSBE-ja vëren se kjo situatë kufizon përmirësimin e shërbimeve publike, efikasitetin e shpenzimeve dhe bashkëpunimin mes komuniteteve. Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Gerard McGurk, ka theksuar se mungesa e strukturimit të BNK-së sjell humbje konkrete të mundësive për zhvillim dhe qeverisje më efektive në nivel lokal. Raporti rekomandon thjeshtimin dhe modernizimin e kornizës ligjore, krijimin e stimujve politikë dhe financiarë, forcimin e rolit të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, si dhe promovimin e bashkëpunimit ndër-komunal në fusha të gjithë përfshirjes sociale. Sipas OSBE-së, zbatimi i këtyre masave do ta shndërronte bashkëpunimin ndër-komunal nga një praktikë margjinale në një instrument kyç për forcimin e qeverisjes lokale dhe përmirësimin e performancës komunale në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Bedri Hamza: Fond i Papunësisë, Gjykatë e Punës dhe 30 milionë euro për bursa studentore
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka prezantuar përmes …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
