leoni

OSBE mbajti një forum me kryetarë të komunave për prezantimin e praktikave të mira të qeverisjes së përgjegjshme gjinore

Kryetari i komunës Sokol Haliti, ka marrë pjesë sot në takimin me kryetarët e komunave të Kosovës, ku është bërë prezantimi i praktikave të mira të qeverisjes së përgjegjshme gjinore. Kjo ngjarje e cila mbështetet nga Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe ka për qëllim rritjen dhe promovimin e barazisë gjinore në udhëheqjen dhe proceset vendimmarrëse në institucionet publike. Përmes kësaj nisme, OSBE-ja organizoi  forumin e përbashkët për kryetarët e komunave dhe stafin e tyre ekzekutiv që kanë treguar sukses në zbatimin e mekanizmave të barazisë gjinore. Në kuadër të këtij takimi, është ofruar platforma për shkëmbimin e praktikave të mira nga fusha të ndryshme të qeverisjes së përgjegjshme gjinore. Përndryshe nga Vitia në këtë takim po marrinë pjesë edhe Ibadete Hyseni nga Zyra për Barazi Gjinore  dhe Fatbardha Emini nga DKA.

May be an image of 7 people, people sitting, people standing and indoor

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …