Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës,
Vjosa Osmani ka përsëritur thirrjen që kolegët e saj deputetë, të mos marrin
pjesë në seancën ku do të votohet për zgjedhjen e Thaçit president. Ajo ka
sqaruar se e vetmja mënyrë për të penguar zgjedhjen e Thaçit në postin e të
parit të shtetit, është mos-pjesëmarrja e dhjetë deputetëve në seancë. “Të
gjithë e dinë se e vetmja mënyrë për ta parandaluar zgjedhjen e tij është që
atë ditë ta pamundësojnë kuorumin, sepse vota është e fshehtë. Mirëpo, në votim
të fshehtë kërkohen vetëm 61 vota në raundin tretë, kurse kuorumi është 80
vota. Pra kërkohet që së paku dhjetë deputetë të LDK-së, përveç opozitës mos të
marrin pjesë në seancë”, ka thënë deputetja, Osmani. Ajo ka shtuar se vullneti i
zgjedhësve të LDK-së është që kryetari i PDK-së të mos zgjidhet kryetar i Republikës
së Kosovës. 
Kontrolloni gjithashtu
Dardan Sejdiu: Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë Buxhetin 2026 – është shkelje e Kushtetutës
Njohësi i çështjeve ekonomike, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se Qeveria në detyrë nuk ka të …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
				