Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e festës së Fitër Bajrami, duke uruar të gjithë besimtarët myslimanë për këtë ditë të shenjtë. Në këtë mesazh theksohet se Fitër Bajrami është një moment i veçantë reflektimi dhe mirënjohjeje, që pason muajin e Ramazani, duke sjellë me vete frymën e sakrificës, përkushtimit dhe solidaritetit njerëzor. “Le të sjellë kjo festë paqe, shëndet, solidaritet dhe begati në çdo familje,” thuhet në urim, duke nënvizuar rëndësinë e forcimit të lidhjeve ndër njerëzore dhe kujdesit për njëri-tjetrin, veçanërisht në kohë sfidash. Më tej, në mesazh rikujtohen vlerat e përhershme të mëshirës, unitetit dhe sakrificës, të cilat historikisht kanë qenë udhërrëfyes për popullin tonë në rrugëtimin drejt lirisë dhe ndërtimit të një shoqërie më të drejtë. Në përmbyllje, urohet që kjo festë të shërbejë si një thirrje për më shumë mirëkuptim, bashkim dhe shpresë për të ardhmen, duke forcuar ndjenjën e solidaritetit dhe humanizmit në mbarë shoqërinë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
