leoni

OVL-të e UÇK-së organizojnë ceremoninë e ndarjes së urdhrit “ Hero i Kosovës”

Organizata e Veteranëve, Invalidëve dhe Familjeve të dëshmorëve të UÇK-së, dega në Klinë me 12 nëntor 2017 ( e diel ), ora 12:00, në Qendrën e Kulturës “ Jehona e Dukagjinit”, Klinë, organizojnë ceremoni për ndarjen e urdhrit “ Hero i Kosovës”, pas vdekjes për Imer Berisha, Ndue Përlleshi, Malë Bashota dhe Sadik Rama. Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi duke u bazuar në përgjegjësitë e tij kushtetuese, ka dekoruar me Urdhrin “ Hero i Kosovës”, pas vdekjes, Imer Berishën, Ndue Përlleshin, Malë Bashotën dhe Sadik Ramën. Ata janë dekoruar me motivacionin se kanë treguar trimëri dhe sakrificë për lirinë e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Të premtën me 24 tetor në Deçan mbahet Festivali i Gështenjës

Komuna e Deçanit nën përkujdesjen e kryetarit, z. Bashkim Ramosaj ju fton të merrni pjesë …