Rregullohen rrugët në Banjë, Senik dhe Gollubovc

Infrastruktura rrugore në lagjet e tri fshatrave të Komunës së Malishevës, Banjës, Gollubovcit dhe Senikut, është drejt përfundimit dhe rrjedhimisht drejt përfundimit janë edhe projektet të cilat kanë qenë të parapara për këtë viti. Asfaltimin e këtyre rrugëve, e kanë inspektuar edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i urbanizmit, Ahmet Morina.

Kryetari Begaj dhe drejtori Morina, janë ndarë të kënaqur me asfaltimin e këtyre rrugëve, në tri fshatrat e Komunës së Malishevës, ndërsa gjatë takimeve me banorë, i kanë uruar ata për rregullimin e infrastrukturës në lagjet e tyre.

Sipas drejtorit të urbanizmit, Ahmet Morina, të gjitha kontratat në projektet e këtij viti, me rrugët në këto tri fshatra, po përfundojnë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu po merr pjesë në Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale

Kryetari i komunës së Ferizajt z. Agim Aliu po qëndron në Strasbourg të Francës me …