OVL-UÇK

 OVL-UÇK bën thirrje për përgjegjësi shtetërore: “UÇK-ja nuk luftoi për krizë, por për një Kosovë funksionale”

Organizatat e dala nga lufta – OVL, SHIL dhe SHFD të UÇK-së – së bashku me Shoqatën e të Burgosurve Politikë dhe shoqatën “Lëvizja”, kanë reaguar fuqishëm ndaj situatës së bllokimit politik në vend, duke ngritur alarmin për krizën institucionale që, sipas tyre, po thellohet për shkak të mungesës së vullnetit politik për kompromis. Në një deklaratë të përbashkët , këto organizata theksojnë se është e papranueshme që në një kohë sfidash ekonomike, sociale dhe të sigurisë, subjektet politike – dhe në veçanti partia fituese – të qëndrojnë të ngurta ndaj përgjegjësisë për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e institucioneve. “Ne nuk paragjykojmë askënd, por kur interesi shtetëror vihet në rrezik për shkak të mungesës së kompromisit dhe kryeneçësisë politike, atëherë ndjejmë për detyrë të ngremë zërin publikisht,” thuhet në reagim. Organizatat u bëjnë thirrje të gjitha partive që të tregojnë pjekuri politike dhe të gjejnë një zgjidhje të qëndrueshme që respekton Kushtetutën dhe vullnetin e qytetarëve. Ato paralajmërojnë se nëse situata nuk zgjidhet, do të ndërmarrin hapa të mëtejshëm për të mbrojtur vlerat për të cilat është sakrifikuar shumë. “UÇK-ja nuk luftoi për ngërçe politike, por për një Kosovë të lirë dhe funksionale,” përfundon deklarata.

Kontrolloni gjithashtu

Time Kadrijaj

AAK “propozon” Albin Kurtin për komisionin e fshehtë – një tallje politike në Kuvend

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj, ka ironizuar me Lëvizjen Vetëvendosje dhe …