Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Ferizaj ka bërë thirrje gjithë veteranëve, të UÇK-së, familjarëve të Dëshmorëve, qytetarëve të komunës së Ferizajt, se është koha të ngrihemi bashkë përballë padrejtësisë!
Në emër të luftës sonë të drejtë, në mbrojtje të dinjitetit të çlirimtarëve tanë që po mbahen padrejtësisht në Hagë, ju ftojmë të bëhemi zë i përbashkët në protestën gjithëpopullore të 7 gushtit në Prishtinë.
Nisja do të bëhet në mënyrë të organizuar me autobusë, sipas orarit dhe pikave të mëposhtme:
07 gusht 2025 – e enjte
15:00 – Tek palestra e sporteve “Bill Clinton” – nisja kryesore
15:00 – Tek HIB në Bibaj
14:30 – Tek ura e fshatit Balaj
14:30 – Fsh. Greme (tek Lapidari i Dëshmorëve)
14:30 – Fsh. Komogllavë (tek ambullanta)
14:30 – Fsh. Gaçkë (tek rrethi kryesor)
Protesta fillon në orën 17:00 në Sheshin “Skënderbeu” – Prishtinë.
Të jemi të gjithë në kohë, të jemi të gjithë bashkë.
Ky është momenti për të treguar që nuk harrojmë, nuk nënshtrohemi dhe nuk heshtim!
Bashkohuni me ne, drejtësi për çlirimtarët tanë, thuhet në ftesën e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Ferizaj.