Veteranët e UÇK-së falënderojnë Edi Ramën për fjalimin para Donald Trump në “Bordin e Paqes”

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë shprehur mirënjohje për kryeministrin shqiptar Edi Rama, pas fjalimit që ai mbajti në Uashington në kuadër të “Bordit të Paqes”, ku ngriti çështjen e ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, veteranët publikuan një mesazh falënderimi, duke shpërndarë edhe videon e fjalimit dhe duke vlerësuar angazhimin e Ramës për ta adresuar këtë çështje në një forum ndërkombëtar. Gjatë fjalës së tij, Rama kritikoi punën e gjykatës speciale në Hagë, duke thënë se procesi gjyqësor ka dështuar të respektojë standardet demokratike të drejtësisë. Ai i bëri thirrje presidentit amerikan Donald Trump që të ndërhyjë politikisht para shpalljes së vendimit, i cili pritet së shpejti. Deklarata e tij ka nxitur reagime dhe diskutime të shumta, ndërsa veteranët e UÇK-së e konsiderojnë këtë qëndrim si mbështetje të rëndësishme ndërkombëtare për ish-drejtuesit e luftës që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Gegë Lleshi, merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare ASDA 2026 në Zagreb

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Gegë Lleshi, së bashku me delegacionin e Ministrisë së Mbrojtjes, po merr …