OVL-UÇK

OVL-UÇK ka reaguar pasi ministrja e Punëve të Jashtme Donika Shvarc nuk e përmendi UÇK-në në Ditën e Çlirimit të vendit

 

OVL-UÇK ka reagoi pasi ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla nuk e përmendi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në Ditën e Çlirimit të vendit. Në 23-vjetorin e Çlirimit. ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, nuk e ka thënë as edhe një fjalë të vetme për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Sekretari i Organizatës, Faton Klinaku, iu ka drejtuar me konstatimin se  nëse nuk je për UÇK-në, është e vetëkuptueshme se je kundër saj. “Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë historinë, e ata që ishin dhe janë kundër saj, do ta kenë vendin në plehun e historisë. Janë nderuar e nderohen antivlerat dhe janë mohuar e mohohen vlerat, sepse UÇK dhe pjesëtarët e saj kanë sfida në Kosovën Ahtisaariane, por e kaluara na ka mësuar se pa marrë parasysh sfidat, vlerat do të triumfojnë”, ka thënë Faton  Klinaku.

Kontrolloni gjithashtu

“Liria ka emër” bubullin në Hagë, motoristët shqiptarë kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

Katër ditë pas nisjes nga trojet shqiptare, zhurma e motorëve me mbishkrimin “Liria ka emër” …