OVL e UÇK-së

OVL-UÇK: Paralajmërimet e mbrojtjes së Krasniqit janë alarm për drejtësinë dhe shtetin

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka reaguar pas deklaratave të ekipit mbrojtës të Jakup Krasniqit, duke i cilësuar paralajmërimet për përgatitjen e dënimeve nga Prokuroria Speciale si një alarm serioz për drejtësinë dhe për shtetin e Kosovës. Në reagimin e saj, OVL-UÇK shpreh shqetësimin se procesi ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së nuk ka për qëllim zbardhjen e së vërtetës, por, sipas tyre, përbën një ndëshkim politik. Organizata e vlerëson se gjykimet dhe dënimet e deritanishme janë të padrejta dhe se paraburgimi i zgjatur i krerëve të UÇK-së në Hagë është dëshmi e një qasjeje të njëanshme. Ky proces po e cenon jo vetëm figurën e individëve të akuzuar, por edhe vetë legjitimitetin e luftës sonë çlirimtare dhe shtetësinë e Kosovës, thuhet në reagim. OVL-UÇK i ka bërë thirrje institucioneve të Republikës së Kosovës që të reagojnë me seriozitet dhe të mos heshtin përballë, siç e quajnë ata, padrejtësive që po ndodhin në emër të drejtësisë ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Reagim publik i kolonel Hajrush Kurtajt lidhur me aktgjykimin ndaj Gavrilo Milosavleviqit

  Me dhimbje të thellë dhe indinjatë të madhe kam pranuar lajmin për aktgjykimin lirues …