Organizata e Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka njoftuar se ka interesim jashtëzakonisht të madh të qytetarëve për të marr pjesë në protestën e 7 gushtit. Kjo organizatë ju ka shprehur mirënjohje dhe falënderim të gjithë atyre që po kontribuojnë për këtë protestë, që pritet të jetë nga më madhështoret. “Falënderim për përkrahjen dhe interesimin tuaj të madh! Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në emër të këshillit organizues ju shpreh mirënjohje të thellë për përkrahjen e jashtëzakonshme që kemi parë ditëve të fundit për protestën paqësore të thirrur për datën 7 gusht, ora 17:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Falënderojmë të gjitha partitë politike që e kanë mbështetur publikisht protestën tonë, pjesëtarët e shoqërisë civile që janë bërë zë i arsyes, dhe mediat për hapësirën e ndershme dhe të balancuar që po i japin kësaj thirrjeje. Bashkë, me dinjitet dhe paqë, do të ngremë zërin kundër padrejtësive” thuhet në komunikatën e Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
