Pacolli

Pacolli: Ata që e gjymtuan Kosovën duhet të shkojnë në shtëpi. Koalicioni ynë, e vetmja alternativë!

Aleanca Kosova e Re bashkë me partnerët e koalicionit LDK-LD-Alternativa, në kuadër të fushatës zgjedhore, ka mbajtur sot tubim edhe me qytetarët e Prishtinës, ku është bërë prezantimi i programit qeverisës, kandidatit për kryeministër si dhe kandidatëve për deputetë nga radhët e koalicionit. Qytetarët me një fjalë rasti i përshëndeti i AKR-së Behgjet Pacolli, i cili tha se fitorja e koalicionit të shpresës po vjen me 11 qershor. Ai ju bëri thirrje qytetarëve që te dalin e te votojnë për listën më të mirë, me njerëz të pastër e të dijes. “Ne kemi listën që përmban shumë zonja, te rinj e akademikë, ndërsa njeriu që i prinë kësaj liste është eksperti i ekonomisë, Dr.Avdullah Hoti.”  Ai shtoi se ky koalicion është e vetmja alternativë që do ta krijojë një perspektivë për qytetarë dhe një shtet ku të gjithë do të jenë krenar me të.

Kontrolloni gjithashtu

Urim i ngrohtë dhe plot mirënjohje: Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari përcjell mesazh frymëzues për Fitër Bajram

Me rastin e festës së shenjtë të Fitër Bajramit, Komandanti i Forcës së Sigurisë së …