Duke komentuar deklaratat e ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq se disa vende kanë tërhequr njohjet e Kosovës, shefi i diplomacisë së vendit tonë, Behxhet Pacolli ka thënë se deklaratat e tilla janë gënjeshtra. “Nuk ka asnjë tërheqje të njohjeve dhe se Kosova zyrtarisht njihet nga 116 vende të botës. Ne nuk kemi marrë kurrfarë letre për tërheqjen e njohjes së Kosovës, nga asnjë prej shteteve të cilat i përmend ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka theksuar shefi i diplomacisë së vendit tonë, Behxhet Pacolli. Ai ka përkujtuar se nuk ka asnjë tërheqje të njohjeve dhe se Kosova zyrtarisht njihet nga 116 vende të botës.
