Behxhet Pacolli

Pacolli: Diplomacia e Kosovës dhe Shqipërisë të angazhohen për ambasada të përbashkëta

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shigjetuar një varg kritikash në drejtim të Qeverisë, për siç ka thënë ai, dështim në lobimin për konsolidimin e shtetetësisë së Kosovës. Në një shkrim të afishuar në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ai ka vlerësuar se për njohjet e arritura deri më tash është dashur të ketë angazhim për zhvillimin e marrëdhënieve diplomatike. Pacolli ka bërë me dije se për këtë arsyeje është duke qëndruar në Afrikën Juglindore, ku ka pasur disa takime të nivelit të lartë me përfaqësues të disa shteteve afrikane që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës. Sipas kryetarit të AKR-së, çdo kund ndihet problemi i boshllëkut diplomatik, përkatësisht i mungesës së angazhimit të diplomacisë së Kosovës. “Për këtë iu propozoj dy qeverive, të Shqipërisë dhe Kosovës që të ndërmarrin hapa të shpejtë në hapjen e dy ambasadave të përbashkëta, një në Gana dhe një në Tanzani ose shtetet përreth. Një gjë e tillë është shumë e nevojshme”, thuhet mes tjerash në shkrimin e Behgjet Pacollit.

Kontrolloni gjithashtu

10 qershori i vitit 1999 shënon kapitullimin e regjimit gjakësor të Serbisë, pas 78 ditë bombardimesh të NATO-s nga ajri

Ermal Nufi: Akt historik që ndali tragjedinë dhe vulosi rrugën e lirisë

Në 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO në Kosovë, ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nufi, e …