Pacolli: Kosova është përjetësisht mirënjohëse mikut të saj më meritor për lirinë tonë, presidentit Bill Klinton

Pacolli: Kosova në Interpol do të luajë një rol më të fuqishëm në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit

Ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli, ka thënë se u është mirënjohës të gjithë anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që kanë treguar mbështetje për aplikacionin e Kosovës për anëtarësim në Interpol. Pacolli ka thënë se me anëtarësimin në Interpol, Kosova do të luajë një rol më të fuqishëm dhe më efektiv në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit, kontrabandës dhe trafikimit të qenieve njerëzore. “Jam mirënjohës ndaj të gjithë anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që kanë treguar mbështetje për aplikacionin e Kosovës për anëtarësim në Interpol. Duke u bërë anëtare e Interpolit, Kosova do të luajë një rol më të fuqishëm dhe më efektiv në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit, kontrabandës dhe trafikimit të qenieve njerëzore në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar. Anëtarësimi në Interpol do ta bëjë Kosovën shumë më të sigurt, do të forcojë bashkëpunimin rajonal dhe do të sigurojë bashkëpunim më të mirë ndërkombëtar për Policinë e Kosovës”, ka shkruar Pacolli.

Kontrolloni gjithashtu

27 vjet nga masakra në tregun e Mitrovicës në të cilën mbetën të vdekur gjashtë qytetarë dhe u plagosën 128 të tjerë

Në Mitrovicë sot përkujtohet masakra që ndodhi në tregun e këtij qyteti 27 vite më …