Pal Lekaj: Angazhimi i Trump në dialogun Kosovë–Serbi është shpresëdhënës dhe i mirëpritur

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka mirëpritur deklaratën e presidentit amerikan Donald Trump për rikthimin e angazhimit të tij në zgjidhjen e çështjes Kosovë–Serbi, duke e cilësuar këtë si një sinjal shpresëdhënës për paqe dhe stabilitet në rajon. Lekaj tha se roli aktiv i administratës Trump gjatë mandatit të tij të parë kishte sjellë një dinamikë të re në dialogun ndërmjet dy vendeve, që kulmoi me Marrëveshjen e Uashingtonit në vitin 2020. “Presidenti Trump e dëshmoi atëherë se është i vendosur për paqe, stabilitet dhe zhvillim ekonomik në Ballkan, pa burokraci të tejzgjatur dhe me një qasje të qartë pro-amerikane, që dalloi nga pasiviteti i institucioneve evropiane”, theksoi Lekaj.  “Angazhimi i Trump për t’u kthyer te kjo temë është shpresëdhënës dhe i mirëpritur, sepse ne besojmë në lidership të qartë, vendime të guximshme dhe përkushtim ndaj një paqeje të qëndrueshme, ku Kosova trajtohet si palë e barabartë dhe jo nën presion,” u shpreh ai. Sipas Lekajt, një qasje e vendosur amerikane për përmbylljen e dialogut me njohjen përfundimtare të pavarësisë së Kosovës nga Serbia do të ishte e mirëpritur dhe historike.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Speciale refuzon lirimin e përkohshëm të ish-krerëve të UÇK-së – Avokati: Vendim paragjykues dhe pa bazë ligjore

Gjykata speciale në Hagë kanë refuzuar sërish kërkesat për lirimin e përkohshëm të ish-krerëve të …