leoni

Pal Lekaj

Pal Lekaj: Jam krenar që nuk e kam votuar Gjykatën Speciale e cila bazohet në thashethemet e lindura në Rusi

Anëtari i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se Gjykata Speciale është e padrejtë dhe se xhelati i Ballkanit, që është munduar të zhdukë shqiptarët nga Kosova është Serbia. “Kur u vendos në Kuvend për tu votuar, unë nuk ngrita dorën dhe për këtë jam krenar. Si AAK kemi qenë kundër. Si mund të besohet në thashethemet e Dick Marty. Thashetheme të lindura në Rusi. Lufta jonë ka qenë e drejtë dhe ne e kemi mbrojtur atë’’, tha ai. “Ramush Haradinaj ka mbrojtur dy herë pafajësinë e tij. Si mund të barazohet xhelati me viktimën”, thotë Lekaj “Kemi menduar se drejtësia ndërkombëtare bazohet në norma dhe ligje e nene. Kjo nuk ndodhi. Mënyra si u publikua aktakuza ishte e pabesueshme. Në një kohë kur Thaçi po bëhej gati të nisej në Uashington për të drejtuar dialogun. Kjo është e papranueshme”, përfundoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Haliti

Opozita pret që VV-ja të dobësohet, kjo e fundit të forcohet – bllokada është politike

Ish-deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka vlerësuar se ngërçi institucional në Kosovë, me 38 dështime …