Pal Shtufi: Jemi në një gjendje ku nëse Kurti thotë që fluturon arusha, ata thonë që arusha fluturon

Publicisti Pal Shtufi ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si u paraqit ndërhyrja e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Liqenin e Ujmanit. Ai ka thënë ajo ndërhyrje nuk ka qenë mision ushtarak, por kërkim-shpëtim. “Është banalitet t’i thuash asaj ndërhyrje ushtarake. VV-ja po përpiqet të fitojë poena politike nga një gjë që nuk ka lidhje me politikë. Jemi në një gjendje ku nëse Kurti thotë që fluturon arusha, ata thonë që arusha fluturon. Kemi rënë në një kurth kolektiv të halucinacioneve politike. Merren me gjëra koti, në vend që të merren me punë të këtij shteti, me zhblloku vendin. Është bërë edhe turp ka ngritur edhe joseriozitetitn në shkallën alarmante në perëndim sepse askush me ty nuk merret seriozisht” ka vlerësuar mes tjerash, publicisti, Pal Shtufi.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj: LDK po shndërrohet në patericë të pushtetit, Abdixhiku ofroi menjëherë ndihmë për zgjedhjen e presidentit

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka komentuar me tone kritike zhvillimet e fundit në …