Dastid Pallaska

Pallaska: Lufta më e pandershme politike po zhvillohet nga Vetëvendosje kundër demokracisë

Avokati Dastid Pallaska ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje, duke e quajtur atë një parti tipike populiste që, sipas tij, po përmbys sistemin demokratik të vendit.

“Lufta më e pandershme politike është ajo që po zhvillon Vetëvendosje kundër demokracisë, kundër rendit kushtetues dhe ndarjes së pushteteve. Është një parti e përmbysjes së çdo sistemi, sado jo i përsosur që të jetë,” tha Pallaska për Betimi për Drejtësi.

Ai u shpreh i habitur me mënyrën si zyrtarë të institucioneve të pavarura, si prokurorë e gjyqtarë, e marrin këtë betejë si personale.

“Vetëvendosja nuk e ka problemin me individët, por me vetë ligjin dhe Kushtetutën. Atyre u pengon çdo kufizim ndaj pushtetit të pakufizuar që synojnë ta instalojnë,” theksoi ai.

Pallaska shtoi se Vetëvendosjes po i pengojnë edhe zyrtarët që vetë i ka vendosur, në momentin që këta e kufizojnë autoritetin e saj absolut.

Kontrolloni gjithashtu

Izbica – Dënimi simbolik prej 13 vjetësh për krimet e luftës lë plagë të hapura

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur dënim prej 13 vjetësh burg për Muhamet Alidemajn, të …