Pandeli Majko

Pandeli Majko: Procesi në Hagë po deformon luftën e Kosovës dhe po amniston Millosheviçin

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, ka reaguar me tone të ashpra ndaj procesit gjyqësor që po zhvillohet në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke e cilësuar atë si një proces të deformuar që, sipas tij, shtrembëron të vërtetën e Luftës së Kosovës. Në një reagim publik, Majko ka deklaruar se ky proces, në vend që të ruajë balancën historike dhe juridike, po çon drejt relativizimit të krimeve shtetërore serbe dhe po justifikon figurën e ish-udhëheqësit serb, Sllobodan Millosheviç, të akuzuar për krime lufte në Kosovë. “Procesi gjyqësor në Hagë po deformon atë që ka ndodhur në Luftën e Kosovës. Ai fyen aksionin ndërkombëtar të Perëndimit në krah të shqiptarëve, përballë një aksioni shtetëror që është trajtuar nga e drejta ndërkombëtare si krim lufte. Ky proces i deformuar po justifikon dhe amniston protagonistin dhe drejtuesin shtetëror serb, Sllobodan Millosheviç… Turp!”, ka shkruar Majko.

Kontrolloni gjithashtu

Hysni Gucati: Kërkesa për 45 vjet burg për çlirimtarët, skandaloze dhe kundër Kosovës

Kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati, ka reaguar ashpër ndaj kërkesës së kryeprokurores Kimberly West …