PZAP

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Vetëvendosjes, kundër Lidhjes Demokratike të Kosovës

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje, kundër Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila pretendonte se kandidati për deputet nga LDK-ja, Sokol Haliti, kishte shkelur rregullat gjatë një aktiviteti në Viti. Në vendimin e tij, PZAP-ja vlerësoi se pretendimet e VV-së ishin të pabazuara dhe të paargumentuara, pasi nuk u ofruan prova të qarta dhe bindëse që aktiviteti kishte ndonjë lidhje me fushatën zgjedhore apo thirrje për votim, transmeton klankosova.tv. Videoja dhe fotografitë e paraqitura nga VV-ja nuk treguan asnjë simbol zgjedhor apo aktivitet politik të LDK-së, duke dëshmuar se aktiviteti kishte të bënte me përurimin e një shkolle dhe jo me promovimin e subjektit politik. PZAP-ja tha se pretendimet e tilla, VV-ja nuk arriti t’i mbështeste në dëshmi të qarta. Në këtë mënyrë, ankesa u hodh poshtë si e pabazuar.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtësia troket pas 26 vitesh: Aktakuza për Reçakun gati, Prekazi në prag, krimet që Serbia s’mund t’i fshehë më

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në mungesë ndaj 21 shtetasve serbë …