Papa Françesku ka kërkuar të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjenocid kundër palestinezëve. Në librin e tij që pritet të dalë së shpejti, ai ka bërë thirrje për hetim të mëtejmë lidhur me atë nëse veprimet e Izraelit në Rripin e Gazës konsistojnë me krimin e gjenocidit. Në librin e titulluar “Shpresa kurrë nuk zhgënjen. Pelegrinët drejt një bote më të mirë”, Papa flet për luftën në Gazë që nisi më 7 tetor 2023, pasi Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – sulmoi jugun e Izraelit. “Sipas disa ekspertëve, ajo që po ndodh në Gazë ka karakteristikat e gjenocidit”, shkroi kreu i Kishës Katolike në ekstraktin e publikuar më 17 nëntor nga e përditshmja italiane, La Stampa, njofton Radio Evropa e Lirë.
Kontrolloni gjithashtu
Ferat Shala: Kur KEK-u nuk prodhon, fiton mafia energjetike
Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka reaguar ashpër ndaj Qeverisë Kurti për, siç thotë ai, …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
