Papa Françesku kërkoi më shumë solidaritet mes njerëzve gjatë fjalimit në meshën për Krishtlindje dhe theksoi se bota po hesht përball tragjedive të mëdha. Ai kërkoi që të ketë më shumë bisedime e negociata për zgjidhje nga të cilat do të dalin të gjithë fitimtar dhe të ulen tensionet. “Edhe në nivel ndërkombëtar po ashtu, ka rrezik që të shmanget dialogu. Prapë këto rrugë mund të çojnë tek zgjidhja e konflikteve dhe përfitime për të gjithë”, theksoi Papa Françesku gjatë fjalimit të njohur si “Urbi et Orbi”, të mbajtur në sheshin Shën Pjetri. “Në Ukrainë, parandaloni shpërthimin e ri të konfliktit por edhe tragjeditë e mëdha në Sirinë e shkatërruar dhe Jemen por edhe Irak po kalohen në heshtje”, theksoi mes tjerash kreu i Kishës Katolike, Papa Françesku gjatë fjalimit në sheshin “Shën Pjetri” të mbajtur për Krishtlindje.
Kontrolloni gjithashtu
LVV shpenzoi mbi 4.5 milionë euro në 2025, më shumë se të gjitha partitë kryesore së bashku
Lëvizja Vetëvendosje ka shpenzuar mbi 4 milionë e 500 mijë euro gjatë vitit 2025, duke …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
