leoni

PDK

Partia Demokratike e Kosovës ka kritikuar pranimin e propozimit evropian nga kryeministri, Albin Kurti

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë kritikuar pranimin e propozimit evropian nga kryeministri Albin Kurti. Ato konsiderojnë se me këtë propozim për normalizimin e raporteve me Serbinë, Kosova ka humbur njohjen e ndërsjellë dhe ka pranuar që ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. Në këtë plan të pranuar nga Qeveria e Kosovës, nuk flitet për njohjen nga pesë vendet mos-njohëse të BE, nuk flitet për hapjen e rrugës drejt anëtarësimit në NATO, as për marrjen e statusit kandidat për anëtarësim në BE, ka thënë kryetari  i PDK-së, Memli Krasniqi. Ai konsideron se kryeministri Kurti me veprime dhe politika të gabuara degradoi pakthyeshëm procesin e dialogut. Ai mundësoi heqjen e marrëveshjes finale me njohjen e ndërsjellë në qendër dhe i solli vendit një marrëveshje të përkohshme me asociacionin në qendër”, saktësoi Memli  Krasniqi. Pavarësisht se propozimi evropian – që u është dorëzuar palëve vitin e kaluar – ende nuk është bërë publik, në një draft që e ka parë Radio Evropa e Lirë, aty nuk përfshihet njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …