Floretë Zejnullahu: Dështimet e kësaj qeverie janë të mëdha dhe renditen nga prishja e marrëdhënieve me Amerikën

Partia Demokratike e Kosovës ka prezantuar sot listën prej 100 dështimeve në 100 ditëshin e punës së qeverisë Kurti

Partia Demokratike e Kosovës nëpërmjet një performance në sheshin kryesor të Prishtinës ka përmbledhur listën prej 100 dështimeve në 100 ditëshin e punës së qeverisë Kurti. Deputetja e PDK-së, Floretë Zejnullahu ka thënë se dështimet e kësaj qeverie janë të mëdha dhe renditen nga prishja e marrëdhënieve me SHBA-të; rrëzimi i qeverisë nga vetë partnerët e koalicionit në fillim të pandemisë; mbyllja me Shqipërinë dhe hapja e nënshtrmi ndaj Serbisë e deri tek një sërë deklaratash të koordinuara kundër UÇK-së. Aktivistët e partisë kanë prezantuar edhe një baner të madh me 100 dështimet.

Kontrolloni gjithashtu

Daut Haradinaj: E votova për kandidaturën serioze të VV-së

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka komentuar zgjedhjen e Dimal Bashës si kryeparlamentar, duke theksuar …