Partia e Drejtesise

Partia e Drejtësisë ka dënuar sulmin kundër konsullatës së Turqisë në Prizren

Në një kumtesë për opinion Partia e Drejtësisë ka dënuar sulmin e mbrëmshëm kundër  Konsullatës Turke në Prizren. Sulme të këtilla janë sulme ndaj Shtetit të Kosovës, me prapavijë të qartë, destabilizimin e vendit, sulm ndaj miqve që bënë shumë për popullin dhe Shtetin e Kosovës. Ne i bëjmë thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe organeve përkatëse, që sa më parë autorët të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar. Sulmuesit e mbrëmshëm janë tipik me karakter të njëjtë që sulmuan edhe Kuvendin e Kosovës para disa muajve, autor të cilët po sfidojnë organet e sigurisë por edhe ata të drejtësisë në Kosovë, thuhet në reagimin e Partisë së Drejtësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra mijëra qytetarëve nga diaspora iu është njohur e drejta për të votuar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka përfunduar periudha për regjistrimin e votuesve jashtë …