Partia FJALA

Partia Fjala ka kërkuar përjashtmin e Listës Serbe nga të gjitha institucionet e Kosovës

Partia FJALA ka kërkuar përjashtmin e Listës Serbe nga të gjitha institucionet e vendit për shkak të deklaratave fyese dhe kundër kushtetuese të kësaj partie, e cila i ka quajtur institucione të përkohshme Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës. “Fjala” ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që në bazë të Kushtetutës të marrë masa ndaj Listës Serbe. “Deklarata e sotme e Listës serbe se e njohin për Kryeministër vetëm Vuçiçin, ndërsa Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës i quajnë institucione të përkohshme, është deklaratë fyese dhe kundër kushtetuese. Këta shërbëtor të Beogradit, nuk ngurojnë të i marrin paratë e qytetarëve të Kosovës për pozitat që i gëzojnë, si deputet dhe ministra”, thuhet në reagimin e partisë Fjala.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Situata politike është skandaloze, partitë të lënë egot dhe të formojnë institucionet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ashpër ndaj bllokadës politike në Kosovë, duke …