Partia FJALA

Partia FJALA uron Muajin e Bekuar të Ramazanit

Me rastin e fillimit të muajit të agjërimit partia FJALA me respekt, dashuri dhe kënaqësi të veçantë, ju uron Muajin e Bekuar të Ramazanit të gjithë qytetarëve të besimit islam të Kosovës. “Urojmë dhe lutemi që në këtë muaj ZOTI i Lartësuar të na forcojë dhe bashkojë, ngase vetëm të bashkuar mund të përballojmë sfida dhe vështirësi të ndryshme. Shpresojmë qe ky Muaj të na shërbej të gjithë qytetarëve të Kosovës, në ushtrimin e ndjenjës së solidaritetit me njëri tjetrin, të jemi sa më human me ata që kanë nevojë dhe të rrugëtojmë të gjithë sëbashku drejt sukseseve të reja për një shtet ku sundon drejtësia dhe harmonia. Po ashtu në këtë Muaj të Bekuar lusim Zotin e Madhëruar të i bekoi të gjithë dëshmorët, familjet e tyre si dhe gjithë ata që dhanë më të shtrenjtën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, thuhet mes tjerash ne urimin e Partisë Fjala.

Kontrolloni gjithashtu

“Liria ka emër” bubullin në Hagë, motoristët shqiptarë kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

Katër ditë pas nisjes nga trojet shqiptare, zhurma e motorëve me mbishkrimin “Liria ka emër” …