Partia Socialdemokrate e ka zhvilluar një aksion në Prishtinë kundër Zajednicës

Partia Socialdemokrate e ka zhvilluar një aksion në Prishtinë kundër Zajednicës

Aktivistët e kësaj partie kanë shkruar parulla me mbishkrimin:  “Albin Zajednica”. Ky aksion vjen pas takimit në Ohër, ku kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kanë rënë dakord për zbatimin e marrëveshjes së arritur më 27 shkurt. Kjo parti në deklarimin për media ka thënë se fjala “Zajenicë” është pagëzuar nga vet kryeministri Albin Kurti. “Asociacioni që paraqet ndarje etnike është në vetvete i dëmshëm, por Kurtit i duhej patjetër një fjalë serbe. Kjo sepse Kurtit nuk i interesonin dëmet e Asociacionit, por çfarë mund të përfitojë përmes sulmit që i bëhet kundërshtarëve politik. Kështu, Asociacioni u pagëzua ‘Zajdenicë’. Është momenti kur Kurti shkëputet prej të vërtetës. Është vegla mohuese e pushtetit si qëllim në vetvete. Sot që Asociacionin po pret ta zbatojë vetë, e kemi një tjetër akrobacion gjuhësor: Asociacioni është vetëmenaxhim. Asociacionin ‘Zajednicë’ e ka emëruar Kurti. Paradoksalisht, ‘Zajednica’ po bëhet mbiemri i vetë Albinit”, është thënë në njoftimin e PSD-së.

Kontrolloni gjithashtu

Altin Krasniqi: Uniteti në PDK është forcë për krerët e UÇK-së dhe shpresë për të ardhmen e vendit

Altin Krasniqi rikandidohet për deputet: Premton përfaqësim me ndershmëri dhe punë të palodhur

Altin Krasniqi ka njoftuar se do të jetë sërish kandidat për deputet në Kuvendin e …