Partia Socialdemokrate ka akuzuar Qeverinë Kurti lidhur me arrestimin e kryetarit të partisë, Dardan Molliqaj

Partia Socialdemokrate ka akuzuar Qeverinë Kurti lidhur me arrestimin e kryetarit të partisë, Dardan Molliqaj

Partia Socialdemokrate ka akuzuar Qeverinë Kurti lidhur me arrestimin e kryetarit të partisë,  Dardan Molliqaj. Dren Kukaj anëtar i Kryesisë së PSD-së, njëherësh anëtar i ekipit mbrojtës të Molliqaj, tha se Policia e Kosovës nuk ka pasur ftesë dhe as fletarrest për Dardan Molliqajn. “Gjatë arrestimit nuk janë treguar arsyet e arrestimit, nuk i është prezantuar as fletarresti, as në momentin e arrestimit dhe as brenda stacionit policor. Ajo që kemi kuptuar është se fleatrresti është lëshuar pasi është realizuar operacioni policor, 15 minuta pasi ka shkuar në stacionin policor që ka nisur të përpilohej dhe është lëshuar fletarresti. Kemi të bëjmë me një aksion policor me mbi 60 policë me armë që është realizuar brenda hapësirave të një televizioni ku ai kishte planifikuar të merr pjesë sonte. Atij i është shqiptuar masa e mbajtjes 48 orë, nga prokuroja e rastit Ajshe Ferati. Aktvendimi nuk na është dhënë si ekip i mbrojtjes, por as Dardanit, që përmban shkelje të procedurës penale, tha Kukaj.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …