PSD

Partia Socialdemokrate ka reaguar pas arrestimit të asamblistit të tyre në Komunën e Besianës

Kjo parti përmes një reagimi ka theksuar se Blerim Maqastena dhe Berat Megjuani janë duke qëndruar në paraburgim në Serbi. Kryetari i partisë, Dardan Molliqaj ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të angazhohen maksimalisht, në mënyrë  që Blerimi dhe Berati të kthehen sa më parë në Kosovë. PSD-ja ka sqaruar se sipas informatave që disponojmë Blerimi dhe Berati për shkak të mjegullës së madhe kishin humbur rrugën duke ecur në zonën kufitare me Serbinë, dhe gabimisht janë futur në territorin e saj. Ata kanë lajmëruar Policinë e Kosovës, të cilët janë vënë në kontakt me autoritetet serbe nga të cilat pastaj janë ndaluar. Duke parë natyrën e rastit, vonesat në trajtimin dhe lirimin e tyre janë të panevojshme dhe të papranueshme”, është thënë në reagimin e PSD-së.

Kontrolloni gjithashtu

Isa Mustafa: Nuk njoh ndonjë qeveri që i ka mbijetuar shkeljeve të marrëveshjeve dhe mospërfilljes së Amerikës

Isa Mustafa kritikon Osmanin dhe Kurtin: Për katër vite folën vetëm për luftë, jo për problemet reale të vendit

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj presidentes Vjosa Osmani dhe …