leoni

Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aksion para zyrave të EULEX-it, të stacionuara, në Fushë Kosovë

Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aksion para zyrave të EULEX-it, të stacionuara, në Fushë Kosovë

Partia Socialdemokrate dje ka zhvilluar një aksion para zyrave të EULEX-it në Fushë Kosovë. PSD-ja në muret rrethuese të zyrave të EULEX-it ka shkruar “UÇK nuk mund të gjykohet”. Ky aksion i paraprinë vizitës së kryetares së Gjykatës Speciale Ekaterina Trendafilova, e cila ka paralajmëruar se  nesër më 29 nëntor  do të qëndrojë për vizitë në Kosovë.  Për të kundërshtuar ardhjen e Trendafilovës në Kosovë, PSD-ja ka thirrur edhe një protestë, e cila do të mbahet nesër duke filluar në orën  14:00 para hotelit “Sirius” në Prishtinë, aty ku pritet të mbahet edhe konferenca e Trendafilovës, e cila ka paralajmëruar ardhjen edhe disa herë më parë, por nuk është mirëpritur as do të mirëpritet kurrë nga popullata liridashëse e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ibrahim Shala: OFENZIVA E MADHE KUNDËR VLERAVE TË UÇK-së

Ibrahim Shala: Balotazhi në Mitrovicë: Provë e vetëdijes kombëtare dhe qytetare”

Në zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025, Mitrovica mbeti në balotazh midis kandidatit të LVV-së, …