Partitë opozitare kanë konstatuar se ky përvjetor i kremtimit të pavarësisë së Kosovës ishte i zbehtë dhe e gjeti atë me raporte jo të mira me aleatët të cilët ndihmuan në çlirimin dhe pavarësimin e vendit. Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu- Kodra, ka thënë se është e pa falshme mos koordinimi i qeverisë me aleatet marr parasysh angazhimin e tyre që Kosova të jetë e lirë e e njohure nga shtet e tjera. Ajo ka shtuar më tutje se për shkak i keq qeverisjes, sot për pavarësi Kosova vazhdon që të jetë më e zbehtë, më e cenuar dhe pa progres. Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se për tri vite qeverisje të qeverisë Kurti, festimet e përvjetorëve kanë qenë të zbehta pasi nuk ka pasur as një vizitë nga ndërkombëtarët, përveç organizimeve protokollare. Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi, ka thënë se Kosova për herë të parë feston pavarësinë nën sanksione, për shkak të qeverisjes jo të mirë të kryeministrit Albin Kurti dhe të Vetëvendosjes.
