Partitë opozitare  kanë në plan ta ftojnë Albin Kurtin për interpelancë në Kuvendin e Kosovës

Partitë opozitare pritet që kryeministrin Kurti  ta ftojnë për interpelancë në Kuvendin e Kosovës. Aleanca për Ardhmërinë vlerëson se ky është obligim i të parit të qeverisë. Edhe Lidhja Demokratike është pro ftesës së për interpelancë duke përfshirë edhe informimin për takimin me pesëshen e emisarëve javën e shkuar. Më shumë transparencë për rrjedhën e 26 tetorit kërkoi edhe Partia Demokratike e Kosovës. Llogaridhënien si detyrim e cilësojnë edhe njohësit e procesit. Veç raportimit vullnetar, Kurti do duhej të debatonte edhe me shoqërinë civile e me  qytetarë për të sqaruar krejt pikëpyetjet që lidhen me dialogun.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj ka uruar qytetarët me rastin e Fitër Bajrami, duke bërë thirrje për më shumë unitet

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës në Bashkësia Islame e …