Partitë opozitare kanë përgënjeshtruar deputetin e Vetëvendosjes, Armend Muja

Partitë opozitare kanë përgënjeshtruar deputetin e Vetëvendosjes, Armend Muja sipas të cilit, gjatë Qeverisë Kurti, paga mesatare është rritur në 780 euro. Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa ka thënë se të dhënat tregojnë që Kosova ka nivelin më të ulët të pagave në rajon. Edhe nëse ka ndonjë rritje, ajo është tejet e vogël krahasuar me rritje e lart të çmimit të artikujve të ndryshëm. Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se paga i është rritur kryeministrit, ministrave, këshilltarëve, asistentëve e shoferëve të tyre, por jo qytetarëve. Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Besnik Tahiri, pretendimin e deputetit të partisë Vetëvendosje, Armend Muja, e ka quajtur manipulim me statistika nga partia në pushtet.

Kontrolloni gjithashtu

Izbica – Dënimi simbolik prej 13 vjetësh për krimet e luftës lë plagë të hapura

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur dënim prej 13 vjetësh burg për Muhamet Alidemajn, të …