Postimi i ministres së jashtme, Donika Shvarc për raketat në Poloni, ka ngjallur reagime të shumta

Partitë opozitare kanë vlerësuar se vizitat e ministres Donika Gërvalla nuk po kanë asnjë rezultat

Partitë opozitare kanë konstatuar se vizitat nëpër shtete të ndryshme të ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, po përfundojnë pa asnjë rezultat. “Nuk e ka një performancë të mirë, nuk e kemi asnjë njohje nuk e kemi asnjë anëtarësim në organizata ndërkombëtare, përkundrazi i kanë lënduar raportet me vendet mike dhe sa herë që kanë marrë një veprim të pa dakorduar, ne kemi ardhë në situata të tilla” ka thënë në mes tjerash deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj. Edhe deputet të partive tjera opozitare kanë thënë se për shkak të diplomacisë së keqe, Kosova është në izolim total.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Situata politike është skandaloze, partitë të lënë egot dhe të formojnë institucionet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ashpër ndaj bllokadës politike në Kosovë, duke …