Partitë opozitare sot do të mbajnë një manifestim paqësor në Gjilan

Partitë opozitare kanë paralajmëruar se manifestimi i radhës kundër demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe kundër krijimit të Bashkësisë së Komunave serbe do të mbahet sot në Gjilan. Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën deklaruan se kanë bërë të gjitha përgatitjet që manifestimi  të jetë masiv dhe dinjitoz. Qytetarët e Gjilanit dhe Anamoravës vazhdimisht i kanë kundërshtuar marrëveshjet e dëmshme për Republikën e Kosovës. Kjo pjesë e Kosovës, është prekur më së shumti nga decentralizimi etnik, për të cilin na thoshin se është kompromisi i dhimbshëm i fundit, e që doli të jetë,  kaparja për “Zajednicën”. Manifestimi në Gjilan do të mbahet para Teatrit të Qytetit duke filluar në orën 13.00.

Kontrolloni gjithashtu

10 qershori i vitit 1999 shënon kapitullimin e regjimit gjakësor të Serbisë, pas 78 ditë bombardimesh të NATO-s nga ajri

Ermal Nufi: Akt historik që ndali tragjedinë dhe vulosi rrugën e lirisë

Në 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO në Kosovë, ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nufi, e …