Partitë politike në krye me LDK-në, takohen për të caktuar mbajtjen e seancës për votimin e Qeverisë së re

Partitë politike në krye me LDK-në, takohen për të caktuar mbajtjen e seancës për votimin e Qeverisë së re

Pasi LDK-ja ka caktuar Avdullah Hotin kandidat për kryeministër të ri dhe me këtë janë pajtuar të gjitha partitë përveç Vetëvendosjes, bëhet e ditur se ata janë pajtuar edhe për ditën e mbajtjes së seancës për ta votuar kabinetin qeveritar të kryesuar nga Avdullah Hoti. Ndërkohë është raportuar se nesër subjektet politike në krye me LDK-në, do të takohen dhe do të vendoset përfundimisht për mbajtjen e seancës për votimin e Qeverisë së re, ditën e shtunë. Qysh pas mocionit të mosmbesimit nga LDK, e me përkrahjen edhe të partive të tjera opozitare për ta rrëzuar Qeverinë Kurti, tashmë një koalicion i ri pritet ta udhëheq vendin, që pritet të drejtohet pikërisht nga ish-zëvëndëskryeministri i shkarkuar, Avdullah Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Rinumërimi i votave po i afrohet fundit, mbi 70 për qind e vendvotimeve të përfunduara

Procesi i rinumërimit të votave në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po hyn në fazën …