Partnerët ndërkombëtarë të Kosovës presin që zgjedhjet e 28 dhjetorit të zhvillohen në mënyrë të lirë, fer dhe transparente, duke respektuar standardet demokratike. Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe aleatët e tjerë theksuan nevojën për formimin e shpejtë të institucioneve pas procesit zgjedhor. Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe kompromisit ndërmjet partive politike për të siguruar një qeveri të qëndrueshme dhe për të shmangur një cikël të ri pasigurie politike. Ai vlerësoi gjithashtu të kaluarën e Kosovës në organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ndërkaq, ambasadori i Francës, Olivier Guerot, kërkoi bashkëpunim midis partive pas zgjedhjeve dhe nënvizoi rëndësinë e Kosovës si partner për stabilitet rajonal. Ai bëri të ditur se Franca do të mbështesë Kosovën në tranzicionin energjetik, përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030 dhe anëtarësimin e saj të plotë në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë, si dhe në shkëmbimet ekonomike dypalëshe.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
