leoni

Pas 30 ditëve agjërim dhe lutjeje, besimtarët myslimanë në Shqipëri filluan festimet për Fiter Bajramin

Pas 30 ditëve agjërim dhe lutjeje, besimtarët myslimanë në Shqipëri filluan festimet për Fiter Bajramin

Në Sheshin “Skënderbej”,  në Tiranë,  edhe sivjet besimtarët islamë e falën namazin e Bajramit të Madh. Në mesazhin e tij, kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu,  uroi besimtarët pas muajit të agjërimit duke thënë se të gjithë ata që kanë agjëruar,  kanë fituar dimensione të reja shpirtërore e morale. Muaji Ramazan është muaji ku për secilin nga ne u krijuan rrethanat për shpëtim dhe udhëzim në rrugën e vërtetë. Lutemi të kemi dalë nga muaji i Ramazanit me një pastërti dhe ndriçim shpirtëror. Ai kërkoi nga të gjithë të përkushtohen më shumë ndaj prindërve, të moshuarve dhe të gjenden pranë jetimëve. “T’i japim dorën njerëzve me nevoja të veçanta, të përkujdesemi dhe tregojmë mëshirë ndaj tyre. Nuk mund të mendohet që të ketë gëzim dhe kënaqësi Bajrami për ata, që u kthejnë shpinën miqve, të afërmeve, fukarenjve dhe vëllait të mbetur mënjanë.  Kryetari  i Komunitetit Mysliman Shqiptar u ndal edhe te lufta në Ukrainë duke uruar  paqe e prosperitet në botë pasi pasojat e konflikteve ndihen kudo dhe prekin njerëzit e pafajshëm. Luftërat dhe konfliktet janë shfaqur sërish në vende të ndryshme të botës. Nga Lindja në Perëndim, pasojat e këtyre konflikteve ndihen kudo dhe ato i ndiejnë drejtpërdrejt njerëzit e pa fajshëm, fëmijët, të moshuarit, gratë. T’i lutemi Zotit për paqe e prosperitet në botë”, përfundoi Bujar  Spahiu.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikata e Policisë së Kosovës thërret Kuvend zgjedhor pas më shumë se një viti, pas shkarkimit të Imer Zeqirit

Sindikata e Policisë së Kosovës ka vendosur të mbajë Kuvend zgjedhor për të zgjedhur kryetarin …