Pas përmirësimit të motit komuna e Skenderajt, ka vazhduar punimet në projektin kapital të ndërtimit të trotuarit Turiqec – Runik në gjatësinë mbi 11 mijë metra, ku krahas këtyre punimeve, do të vazhdohet edhe me projekte tjera të reja për ndërtimin e trotuareve në Polac, Rezallë të Re, Klinë të Epërme, Tërnafc dhe Prekaz të Epërm, si premtime të Qeverisjes Nura, për qytetarët e këtyre fshatrave, për të përmirësuar infrastrukturën publike dhe për të rritur sigurinë në komunikacion.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
