Brickos

KQZ-ja: Në zgjedhjet e sotme dolën mbi 46 për qind të votuesve

Pas përplasjes së shkaktuar në mbledhjen e sotme të KQZ-së, kryetarja, Valdete Daka, e ka mbyllur mbledhjen

Kërkesa e anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, drejtuar Institutit Kombëtar të shëndetësisë Publike rreth mundësisë mbajtjeve të zgjedhjeve në Podujevë dhe veri të Mitrovicës, ka shkaktuar përplasje në mbledhjen e sotme të KQZ-së, për çka pastaj kryetarja e ka shpallur mbledhjen e mbyllur. Në mbledhjen e sotme, u bë i ditur edhe dekreti i Presidentit për shpalljen e zgjedhjeve në këto dy komuna më 29 nëntor, komuna këto në të cilat për shkak të situatës me pandeminë, zgjedhjet ishin shtyrë për një afat të pacaktuar. Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka tha se kërkesat drejtuar institucioneve të tjera mund të shkojnë vetëm me vendim të KQZ-së në të kundërtën kërkesat personale nuk protokollohen, siç edhe ka ndodhur ditë më parë me kërkesën e Sami Kurteshit dhe Alim Ramës. Të dy, i janë drejtuar IKShP-së me kërkesë që të analizojë situatën me pandemi dhe të rekomandojë mbajtjen ose jo të zgjedhjeve, por nuk kanë marrë përgjigje. Lidhur me këtë çështje, Arianit Elshani nga Partia Demokratike e Kosovës, akuzoi anëtarët e Vetëvendosjes së kanë bërë presion ndaj Sekretariatit të KQZ-së.

 

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …