Kërkimet për policin, Armend Trena po vazhdojnë edhe sot nga njësitet e shpëtim- kërkimit

Sot në lumin Lepenc, është gjetur trupi i policit, Malsor Dashi i zhdukur pesë ditë më parë

Pas pesë ditë kërkimesh në lumin Lepenc, sot është gjetur trupi i policit, Malsor Dashi  i zhdukur mbrëmjen e së shtunës. Dy policët, Malsor Dashi e Armend Trena mesnatën e së shtunës janë përfshirë në një aksident në magjistralen Kaçanik-Han i Elezit. Si pasojë e kësaj, rezultojnë të kenë humbur në lumin Lepenc. Njësitë e kërkim shpëtimit të FSK-së, Policisë së Kosovës dhe Agjencisë së Kosovës për Emergjenca sot në orën 15 e 45,  në kilometrin e 5-të nga vendi i aksidentit, kanë gjetur  trupin e pa jetë  të policit, Malsor Dashi. Vazhdojnë kërkimet për trupin e policit tjetër.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Humolli

Fatmir Humolli godet Kurtin: “Arrogant, s’duhet të ketë mundësi për qeveri të re”

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Fatmir Humolli, ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë Albin Kurti, duke e …