Pas raportimeve për pranimin e provave serbe nga Specialja, Haxhiu thotë se ky vendim i Gjykatës është i gabuar dhe padrejtë

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas raportimeve se Gjykata Speciale e Hagës ka pranuar prova nga institucionet zyrtare serbe.

Haxhiu ka thënë se ky vendim i Speciales është i gabuar dhe padrejtë.

Ajo ka shkruar në “Facebook” se zhvillimet e tilla ngrenë dyshime për paanshmërinë e gjyqtarëve.

“Përdorimi i dokumenteve të prodhuara nga institucionet e regjimit serb është i gabuar dhe i papranueshëm. Nuk mund të ketë besim në dokumente që janë prodhuar nga një aparat shtetëror kriminal, jo për të ndërtuar drejtësi, por për të manipuluar të vërtetën, për të fajësuar viktimën dhe për të amnistuar kriminelin”, ka shkruar Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Kontrolloni gjithashtu

Ngërçi politik po paralizon institucionet – mbeten edhe 8 ditë deri në vendimin e Kushtetueses

Kanë mbetur edhe tetë ditë deri në afatin e dhënë nga Gjykata Kushtetuese për masën …