Pas reshjeve të dendura të shiut në Ferizaj, situata nën kontrollin e autoriteteve emergjente

Pas reshjeve të dendura e të shpeshta të shiut, mesditën e sotme në Ferizaj, ekipet emergjente janë vazhdueshëm në terren në monitorim të situatës. Nga raportimet e terrenit, vërshime nuk ka në asnjë zonë të Ferizajt, përjashtimisht vështirësive që kanë shkaktuar reshjet e dendura të vazhdueshme, me kanalizimin atmosferik në disa rrugë lokale, kjo si rezultat i lidhjes së shtëpive në rrjet të kanalizimit fekal. Ekipet e emergjencave janë në terren dhe po intervenojnë varësisht nga nevoja ku paraqitet për intervenim. Aktualisht gjendja është e menaxhueshme dhe ekipet përkatëse po punojnë në eliminimin e vështirësive eventuale.

Kontrolloni gjithashtu

U hap ekspozita personale me veprat e artistes Arbëresha Hasani Ameti

“Midis katrahurës së teksturës dhe zhurmës melodike” titullohet ekspozita personale që u hap mbrëmë në …